Deri sa të më dalë shpirti-Godo Mehmetaj


Sa herë marr penën të shkruaj

vargje malli për Atdheun

vargun pa mbaruar mirë

lotët përmbi letër bjene.

Jam vargje dëshpërimi

dhe për mijëra Shqiptar

nuk na ikën kurrë helmimi

mbarë botës të shpërndarë.

Atdhe tjetër s, gjej dot kurrë

të kam ndërmendtë dhe në gjumë

të dua si Nënë e Babë

poshtë kokës mbaj flamur.

Atdhe me kë ti qaj hallet

Ti je ati dhe un biri

deri sa të më dalë shpirti

nuk të ndaj kurrë nga gjiri .