Farat e thara te verës
Drandet e e tokës,
hijet e gjinjve te saj,
qe zhduken ne ajër,
ne kurorat e dritës.
Pemët e mbarsura,
si ne simfonitë e Eduard Grigut,
ne pauzat e frikshme te rilindjes
pallatet me një gri memece,
kur politikanet konsumojnë pushtetin,
me arsye dhe pa arsye,
ku te gjithë japin shpjegime
dhe rrufisin mitet e kafeve.
Ne nje peizazh me qene
Imazhi i imponuar
Ne përçarje të pafundme,
te tredhur nga bashkia.
Një zog i vogël
Rrezohet ne fluturim,
Me asgjënë, e asgjësë,
kur fiket buzëqeshja.
ne konturin e zi te qiellit..
nuk ka asgjë të re,
natë pas nate.
lad bizhga@ nendor xxxx
