Desha njëherë një vajzë-Urim Mezini


Desha njëherë një vajzë,

por më mugonte guximi.

Desha njëherë një vajzë

Me i fol,më mungonte guximi

Sa herë që e coj ndërmend

Shumë më kaplon trishtimi.

E desha shumë atë vajzë

Ishte e bukur sy laroshe

Për cdo ditë dilja e shihja

N,cep t,pazarit në një qoshe

Sa e bukur ishte o zot

Gjithë ditën e mendoja

Natën s’flija,derdhja lot

Por me i fol,prap nuk guxoja

Ajo asnjëherë s’e kuptoj

Që e doja me gjithë shpirt

Pas shumë vitesh,në autobus

Qëlluam të dy rastësisht

U vështruam sy ndër sy

Tek ajo m’ngeli shikimi

Disa herë u mata ti them

Që s’e pata atëher guximin

Dhe ajo më vështronte

Shikim t’butë e të sinqertë

Më dha që të kuptoja

Që s’kish dijeni për at’muhabet

Mua m’qëlloj të zbres i pari

Me dorë at’çast e përshendeta

E kisha bër shpesh,n’at’cep pazari

Por ket her s’e di,por u rrënqetha !

Urim Mezini Torino Itali