Desha të ju them-Shpresa Gashi Zurnaci


Këto ditë të trishtuara

Po mendoj më shumë

Harresa ime e zakonshme

nuk do më gënjej më

Vetmia çdoherë është dënim

Sot qielli është ngjyrë gri në pafundësi

Jashtë nxehtësi

Dhe unë dua të them

Se kam shumë mall për ju

Ngjyra për të shkruar në letër mbaroi

Mbeta pa ju shkruar

Mbeta pa ju thënë

E kam shpirtin e trazuar

Dhe zemrën e lodhur

E koha veç më është ndalur

Nuk ec për mua më

Nuk ec…

Shpresa Gashi Zurnaci