Desha të rishkruaja-Vilson Mersinllari


———————————-

Një poezi timen,desha unë të rishkruaja

që e kisha shkruar,shumë vite më parë

në ato çaste nuk mundesha,shumë po vuaja

nuk rishkrova dot asnjë varg,as dhe një fjalë.

E hidhja bllokun,lapsin,në tokë nganjëherë

i vija vërdallë shtëpisë,rreth dhe për qark

një mëndje sikur më thoshte,qartë dhe prerë

mos u mundo kot,se nuk shkruan dot asnjë varg.

Sepse në momente spontane,lind vargu,poezia

kur ndjenjat vërshojnë,vrullshëm si -gurrë

prandaj mos u mundo ta rishkuash pas kaq vitesh

nuk mund ta rishkruash më bukur,asnjë herë kurrë.