Dëshira ime…Gëzim Bega


Nuk dua të shoh atdheun nē errësirë,

dua vetëm paqe e kam një dëshirē,

Si lulet me dorē padashje kur i prek,

Këngêt e zogjëvè kur bëjné aheng.

Të endem botës né vëndet qè si di,

do të ishja mē i pasuri i vetmi njeri,

Të fikja me dorē zjarrin e pashuar,

zogjtë tê shpëtoja pa u përcëlluar.

Të takoja plazhistët shtrirë mbi rërê,

Detin e bukur ta sodisja gjatê e gjërë,

Fëmijët e vegjël të rriten pa merak,

njerëzit e lumtur,mos të derdhet gjak.

Dhimbjen njerëzore nuk e duroj dot,

z’dua luftë e vrasje kurr syté me lot,

Kështu do plotësohen dëshirat e mia,

në zemrat e tyre tê zotroj lumturia.