“Dëshmitari i vetëm”: përkthyer nga Irma Kurti


Poezia pa kufij: “Dëshmitari i vetëm” përkthyer nga Irma Kurti

dëshmitari i vetëm

Dedikuar Rashidit

Nuk është pirgu i letrave të tua të dashurisë
në sëndukun prej kadifeje të kujtimeve;
As krahët e tu plot me lule dhe fruta
që sjell mbrëmjeve në shtëpi;
As byzylyku i florinjtë 18 karat
që më dhurove në përvjetorin tonë të martesës;
Dëshmitari i vetëm i dashurisë tënde të pastër,
është ky kosh prej plastike i zbehtë plot me mbeturina,
që ti nga kati i katërt e zbret, hap pas hapi ngadalë,
duke refuzuar ndihmën e duarve të mia të përgjumura,

natë për natë!

Farideh Hassanzadeh-Mostafi (Iran)


NgaAlmanaku i Poezisë Botërore 2008, Ulaanbaatar, Mongolia

Përkthyer në shqip ngaIrma Kurti

About Post Author