Det o i bukur det-Ferit Toma 


DET O I BUKUR DET

Deti mbushur kaltërsi

I pastër si shpirti im,

I kripur në pafundësi

Më i ëmbëli im kujtim.

Det i madh e plot tallaz

Ku në djep përkund vaporë,

Kur bregun me buzë e qas

E puth me epsh e prek me dorë.

Det i ëmbëli kujtim

Kur unë zhytem brenda teje

Ndjehem zog në fluturim,

Kaltëroj qiej sipër teje.

Ti afshin ma freskon

Dhe më krijon qetësi,

Det i kaltër në shpirt buron

Ti më don e unë me ty rri.

Det o det i bukur det

Herë tallaz e herë i qetë

Më pret mua çdo mëngjes

Të më japësh pak shpresë.