Deti…Eralda Cuko


Nën qiellin blu të pafund deti flet një gjuhë

magjike me pëshpërimat e dallgëve.

Valët këndojnë një këngë të lashtë me

pasionin e tyre melodikëndshëm!

Brigjet zbukurohen me rërën gri ndërsa dielli

lëshon rrezet mbi përkundjet e ujërave të

shndritshëm.

Deti ngjason si një pikturë e gjallë ku ngyrat

e tij përcjellin emocionet e zemrës sime…

Anijet lundrojnë në largësi sikur zogjtë e argjendtë

fluturojnë lirshëm në të pafundësinë qiellore.

Deti më fton të zbres në aventurë e të zhbirojë

misterin e thellësive të tij.

Valët përkunden në harmoni duke lëkundur

trupin si një kërcim valsi romantik.

Mandej deti më rrëfen historinë e tij të vjetër

si një ditar që ruan sekrete të pashfaqura .

Në blunë e detit gjen qetësi e liri shpirti im

i cili i thur vargje të një poezie të pashkruar

kurrë më parë …