Deti Jon-Fatbardha Hamzaj


Deti Jon

Të merr në krahët e tij,

Në gjirin e kaltër jetëplot

Dhe ti si një sirenë,

Zhytesh në të tijën botë.

Dallgët ledhatojné brigjet,

Magjia bregun pushton,

Miq nga çdo kontinent,

I pret veç deti Jon.

Muzika e lehtë në sfond,

T’deh nga tingujt e ëmbël,

Metropol Vlora në verë,

Mrekullia nuk ka të sosur.

Valët fillojnë vallëzimin,

Ndiejnë muzikén plot jetë,

Një fllad vere zgjohet,

Magji peizazhi në rivierë.

“Gostit”deti mysafirët me,

Freskinë,kthjelltésinë e tij,

Kushdo q’pushon n’Vlorë

I dhuron veç mrekulli.

Mund të jetë një imazh i anije