Deti…Rudina Muharremi Beja


Rudina Muharremi Beja

Atje ku vala takohej me bregun

Vegimit të një dite, detit përballë,

Shikonte pulëbardhat tek silleshin rreth

E shkumës së bardhë humbisnin nëpër dallgë.

U drodh për një çast bregut të lartë

Me krahët imagjinarë ende të brishtë

S ’do të mjaftonte ai vështrim i gjatë

Tek prekte blusë së thellë të gjitha largësitë.

Mori ngjyrat, e i vendosi mbi sy…

Thua, ç’ngjyrë do të hidhte mbi ty?!