Det!Trandafile Malshi


Det!

Valës tane ledhatare sekretet s’ia di

O i kaltri,rrëfimtari im epik,det

Aty nalem,prane teje mejtueshëm rri

E s’po u ngikam,s’po u çmallkam lehtë.

Zê nuk nxjerr, as pipëtimë

Veç fllad i paqtë më përkëdhel

Se dua çdo melodi qē vjen me shushërimë

Ta ndjej,thellukës së shpirtit t’a ndi.

Bregut të hirtë pres në andrrime

kur dallgët më zgjojnë si në përrallë

Varka lëshoj valës me fantazi

Mendimesh kridhem me mall.

Një…dy…tre…

s’numërohen dallgët e tua, o det

Më tresin larg në andrrime

Plagët që flenë m’i molisin

Kohës kaluar me kujtime.

Më merr në krahë,o i bukri det

Në pasqyrën blu dritat mi ndez

Përcillmë ti në shpirtin tim

gaz,ambëlsi dhe shpresë.

Sytë i përhumb ashtu n’mendime

Guaska numëroj kur shuhet një valë

Harta dritëngjyra zë buzëperëndimi

dhe deti qetohet ngadalë.

Syri i kuq i diellit tej fillon e shuhet

Ca shpendë rrahin dallgët me krahë

Magjishëm dita bie,perdja e muzgut

Nata dritat ndez margaritarë.