Dhe gurët lëvizin-Aferdita Selishtaj


Çfarë të themë moj nënë, e ç’të të molloisë,

Me vuajtje dhe halle, e shkove një jetë,

Se kishe një brengë, që se mbaje dot,

Se goja vëlla, kurrë s’ të tha moj nënë.

Se ishit motra shumë, dhe s’kishit vëlla,

Se vëllain për motrat, se zvëndësonë as një,

Dhe ti moj nëna ime, kishe merak shumë,

Që Vajzat e mija thoshe, të kenë vëlla në krahë .

Po zoti është i madh, dhe me shokë të bëri,

Dhe vajzave në krahë, vëllezër u solli,

Dere babës thoshe, është shumë e shenjtë,

Dhe gurët lëvizin, kur vjen bija në derë.

Sa i kishe prindërit, ti veje dhe vije,

Kur u ndanë nga jeta, ti i preve rrugët,

Fisi ytë moj nënë, të mungonte shumë,

Po shumë nga ata, u ndan nga jeta shpejtë.

Të erdhën moj nënë, S’t lanë me kokën mënjanë ,

Se pa parë ata, s’ të dilte ai xhanë,

Të prehesh moj nënë, të prehesh në paqe ,

Se Shpirti ytë i shenjtë, në parajsë prehet

A. K. Selishtaj 5.9.2023