Dhe, kjo stinë…Gjelina Maçi Keçi


Gjelina Maçi Keçi

Dhe, kjo stinë

Derdhet në det,

Grahmash fundit një kujtim

Ditët shekullore mbeten shterpë.

Pa ty –

Nuk u lodha duke t’dashtë,

Peisazhesh të mjergullta

Duke të kërkuar nëpër turmë,

Me valë e dallgë shpirti plot zhurmë

Thërrasin emrin tënd në përvëlim.

Sa herë vjen

Dhe ikën nga unë,

Endërrave mos mbetësh ëndërr,

E zemra të gdhendë një tjetër gjurmë…