Dhe qesh,qesh…Vaso Papaj


Dhe qesh, qesh…

Mos m’i mbaj brenda lotët,

Në botë s’ka njeri që s’ka qarë.

Lëre të lahet me ato, qielli,

T’na rrëmbej çasti kur deti merr zjarr.

Bluja, jeshilja, e verdha, e arta,

Flenë, po do kthehen prapë në agim.

Dhe ne, veshur këtë herë me të kaltëra

Si flladi i Jonit me erën e Çikës n’përqafim.

Shuaj ekranin! Ёshtë mardhur.

S’e shoh dot vdarjen e vendit tim.

Ata-atje, dhëmbëndritur, mishkalbur,

Shpresoj që një ditë të kenë ikiur pa kthim.

S’i shoh, Zemra ime, më verbon babëzia.

Armanin të shoh apo Benzat e shtrenjtë?

Dhe qesh, qesh… Të jetë kjo vallë liria?…

“Të rrosh mes të thjeshtëve”, thotë mësimi i shenjtë.