DHE VJEN NJË DITË
Dhe vjen një ditë, e shuhesh,
Si një qiri, ngadalë – ngadalë,
Për mirë a keq,do kujtohesh,
Ndër biseda, porsi një prallë.
Në këtë botë, bëj vetëm mirë,
Që kur të fikesh, të ndriçosh,
Në botën tjetër, krejt erësirë,
Në ktë errësirë, dritë të çosh.
Kështu, vjen një ditë dhe ikën,
Ashtu si erdhe, në këtë botë,
Rrugëton, bashkë me frikën,
Mendon e thua: – jetë e kotë.
