Nijazi Kastrati
Shqipëri e bukur, i yni mëmëdhe
Je vend i shqiponjave që fluturojnë mbi re,
Perëndia të vendosi Ty në këtë hapsirë
Dhe në Ty krijoj njerëzit më të mire.
Jug e perëndim, lindje e veri
Ngado je e mveshur me shumë pasuri,
Nëntoka me ari dhe me xehe shumë
Por, fatkeqësisht ende kemi mbetur
n’ gjum.
Detin gjërë e gjatë, pasuri kulmore
Fusha aq të bukura , po dhe shumë pjellore,
Ti je më e bukura, je Lule Europe
Çdo armik synon një pjesë të kësaj toke.
Je djepi kulturës dhe për popujt tjerë
E nënçmuar, e përbuzur ndër shekuj për herë,
E coptuar mbete ende në këtë shekull
Shumë troje tua jashtë kufirit mbetur.
Me gjuhë të ëmbël, të pastër si loti
Gjuhë, me të cilën komunikon dhe Zoti,
Gjuhë shumë e bukur, e ngrohtë posi rreze
Komunikoi Kastrioti dhe Nëna Tereze!
