fabul
Dhelpra përtej lumit,
E shikon dhelprën
Me kokën mënjanë
Dukej e mërzitur,
Në sedër e vrarë,
Do ta pyes, thotë lepuri,
Çfarë do t’i ketë ngjarë
-Si je zonja dhelpër,
Pa qejf të shikoj,
Mos ke ndonjë hall
Të vij, të të ndihmoj?
-Je i vetmi mik,
Që po ma qan hallin,
Ndaj hajde, afrohu,
Që të ta puth ballin
-Unë të besoj,
Dhelpër, motra ime,
Kam hall, a do kthehem
Prapë në folenë time
Sepse dinakëria
Ka frutat e saja,
Ka ngrënë gjithmonë
Koka të mëdhaja
Të fola dy fjalë,
Se ishe larg meje,
Se ty dinakëria
Të rrjedh nëpër deje …
