Dhi e egër e ëndrrës-Arben Velo


Ah, dhi e egër e ëndrrës,në kullotat e përfytyrimit

i hëngre lëpjetat e viteve,mbirë nga fidanë shiu.

me brirët, ku djajtë valvisin fjalët e bukura

qeramikë hëne, vizaton lotin njëriu.

Si kjo dhi e egër, baret vetmia ndër njerëz

që pavarsinë solcisti i dimrit të shpall.

Nëse lëkurën çjerr pema, me kthetra zogjsh,

në shpirtin e njëriut ka gjamë, pa hapur vaj …