Dhimbja e lumturisë…!Nexhbedin Basha


Ky varg, këto fjalë, magji,

Si muzikë më ndjekin në muzg,

Dhimbja e lumturisë më vjen si afsh,

Strukur në zemrën e plagosur vlug.

Dhimbja me ka marr peng zemrën,

Edhe jeta është si një reng,

Kur sekretet fshihn mes dejeve,

Butësia e fjalëve vjen si peshqesh.

Dhimbja e dashurisë matematikë,

Kur peng ta marrin lirinë,

Ndaj të dalim nga pusi i thellë,

Borën e akullin ta shkrijmë.

Dhimbja me ngjason me një udhëtim

në det,

Si Magelani që zbuloi botën,

Kurrë të mos trembemi nga dallgët,

Mos lëmë dhimbjen të prek aortën.