Ikët pa dëshirën tuaj, unë dua t’jem zëri i juaj
Të futem butësisht në shpirt brënda teje
Fushave të Anadollit dëgjoja këngën ” shko e thuaj “
Mimika e zemrës të përshpëriti dhe u ule pran meje.
Ku ta dija unë o njeri, ku ta dija se je shqiptar..?
Plagët e kohës jan stolisur si kristale dhembshurie
Këtej në detin Marmara keni një thesarë
Unë u bëra gjahtar i thellësive të shpirtit e kësaj mërzie.
Më rroku fort në krah e krokolliti si një pulëbardh pa zë
Gërmadhat e dashuris jan bërë muze kujtimi
Eh sa trena e varka përcolli deti Marmara e su kthyen më
Për të humbur gjurmët e një populli e të zë vend rënkimi.
Po…Unë jetoj përbri teje çdo natë Kosovë
Shko e thuaju atyre ” Arnautëve ” në Prishtinë
Unë jam larg, larg nga qielli yt Kosovë
Në kujtesën time bëjnë vend të gjitha rrugët, e kujtoj edhe Gërminë.
Mundohesha të fshihem pas rrudhave të kohës deri në tej përmallim
Me shumë mall u përqafuam buzë detit Marmara
O vëlla shqiptar…Mi bëjë të fala vendit tim.