Dhimbja e një poeti me shpirt mërguar-Halit Haliti


Dielli depërton në përrockën që rrjedh luginës së thatë.

Nën përshpëritjen e himnit që mbart shpresën për të ikur, diqka që e kam menduar ta bëjë sapo të më ipet mundêsia e parë.

Zjarri poshtë këmbëve dhe gjaku i derdhur pêr këtë vend na është bërë ” gojë peshkaqeni” që na han çdo ditë, na e merr shpresën nga dora me gojën plot letër, udhë drejt hiçit, monstrum i kohës së pa kohë.

Derisa qëndroja para zyrës për të marr pasaportën, shifja fytyra të buzëqeshura, ndjeshmëria për të ikur tashimë ishte fituar.

Një zë i dtithëruar më përshkoi trupin, ishte këmbana e zemrës.

Me gjymtyrë të këputura u ktheva në shtëpi, në rrënojat e trupit tim që rëndojnë si kreshta malesh.

Joo…Do e gris pasaportën, do e përbij, që fara e shpresës të mbijë në gropën e shpirtit , në Kosovën time ku u linda dhe u rrita, e jo në barkun e një kamioni mërguar..!