Dhimbja-Gina Kapej Xhaferaj


Dhimbjet

Dhimbjet e shpirtit futen vetë në damarë

Herë të dhëmbin më shumë e herë më pak

Shpesh i shpërndaj si ujëvarë nëpër ugar

Gjërat e vogla s’i vë si mollët në kandar.

Kur më dhëmb, më fort ndihmë kërkon

Zemrën e bëj hambar për fjalët në poezi

Shpirtin e bëj dallgë e valë që nuk mbaron

Trupit i jap vetë një rizgjim të ri

Me duar e sjell shpresën për të ardhmen

E me sinqeritet prek majën në çdo mal

Me gjithë trupin e këmbët i turrem dallgëve

Ja lë kohës që shëron fjalë e plagë.

Fjalët që dua t’i them i ndaloj të mos dalin

Cdo të keqe e mbyll në një trastë të leshtë.

dhe i rrukullis nëpër hone a që prekin flladin

dhe i bëj si gjethe që rri nëpër degë.

Asnjë njeri që jeton nuk e mëkatoj

Dua vetë vetes t’i bëj ballë me guxim

Dua të ndez zjarr me njerëzit që s’i njoh

Të ngroh duart që kurrë të mos më ngrijnë.