Dielli të hyjë damarëve të shpirtit
Si një shpres për jetë
Sapo të ket aguar
Të i ikë errësirës së pa fund
Si një shtrëngat në vjeshtë
Dhimbja ime
Të mos duket ëndërr e vrarë.
Askush s’më thot
Sa shumë kam ndryshuar
Po plakem e thinjem
Çdo ditë e më shumë
Heshtjes i bie në ballë
Edhe kur jam zgjuar
Ëndërra e shpresës
Të më verë në gjumë.
Shpeshher shok të mirë
E kisha dhimbjen e lënë
Çdo herë më dukej
Sikur po ngrihem së fundit herë
Të keqes, të frikshmes
Me grusht i kam rënë
Ëndërrat e bukura të kësaj nate
Ti shtjerr edhe këtë verë.
