Dhimbje-Alma Begaj


Alma Begaj

Dhimbje

Nganjëherë kur pjesët e vogla,

bëhen pjesë e pazëllit të madh,

muzika e shpirtit jehon thellë,

skutat e lojës pa lojtarë.

Dhimbja shfaqet në ca drejtime:

që na nxit të besojmë se jemi gjallë

pastaj kalon në vena me therje,

e na urtëson nganjëherë

duke na bërë më të fortë

të mjekojmë a të fshijmë shenja.

Eh, këto shenja larushe e bëjnë jetën tonë

me fije thinjash e brazda rrudhe,

nganjëherë në buzë shkëlqejnë si ar

dhe pse dhimbjet fshihen në hangar,

ndonëse me to tjerrim litar.