Kemi mbetur unë dhe ti
ti për mua, unë për ty
vijme vërdalle nëpër shtëpi
sa do jemi ,nuk e di.
Duhemi se s,kemi tjetër
më kupton kur jam e trishtë
mëndja më shkon te femijtë
ti mi fshin lotët me bisht
Gerrë e mjau mbrapa mua
tyja kam dua s,dua
hamë të dy në një pjatë
edhe natën flë me mua.
Dhimbje që shkon te njeriu
kur e shikon bosh shtëpine
dhimbje më të hidhur ska
kur të vjen në pleqëri.
Nga Godo Mehmetaj
