Dhimbje për ty …Anastas Nika-Eduart Veli


Një lajm i zi dje,më drithëroi .

Mu duk sikur ora në çast,pushoi !

Nga sytë loti i nxehtë ,më pikoi.

Zemra. , në çast vargjet i shkroi !

Si ike miku im ..,kaq papritur ?

Edhe dielli.., vështron i habitur ..

Rrezet e tij sot vëlla,janë venitur

Loti,sot e bëri detin më të kripur !

Mbrëmë ..,me Sokratin je takuar..

Keni folur me të, keni biseduar..

Është roli yt i madh, i preferuar ,

Pushoi zemra juaj e mjaltëzuar !

Ku po shkon kaq shpejt, Anastas?

I madh,hijerëndë dhe gjithë gas….?

Unë miku yt i herëshëm, po të flas..

Mos ik, shumë role të ndjekin pas !

Mos ik mik,gjithë Saranda të kërkon

Me dyzet shenjtorët, ty Çaçi të bekon !

Skenave zëri yt Anastas Nika,bubullon

Dheu për ty është i huaj ku po shkon !?

Me flokët si kreshnikët legjendarë

Me zemrën gjithë diell rrezearë…

Do ndrish plot shkëlqim si pishtarë..

Skenave mbyllet të bekuarën farë !

Mos ik,Anastas,toka gjenitl nuk i tret

Ti je si Dielli mik,me zemrën si det…

Në katër dekada zëri yt buçet ..buçet

Oooh sa trishtim,sa e shkurtër kjo jetë!