Dhimbje përzier me mall-Urim Mezini


Ndonjëherë kur jam vetëm e në qetësi të plotë,

kujtoj pa fund gjëra e ngjarje t’vështira, që kalova.

Shumë nga ato sot,vijnë vërdall e n’shpirt m’fusin të ftohtë,

por më vjen mirë,që nuk u dhash e kurrë s’u dorëzova.

U mundova ta fsheh dhimbjen,që bashkë me të ftohtin,

disa herë në jetë,më bën të dridhem.

U mundova ta bëj dhe mendoj që ja arrita,ta fsheh me kujdes.

Nuk doja të mendonin ,se isha i dëshpëruar dhe them se ja dola me sukses.

Përdora forcën dhe energjinë e shpirtit për tu ngrohur,ja dola e u ngrita.

Disa herë shkova në shtrat pa ngrën,rash të flija, por nuk fjeta.

Shiun e kisha shumë për zemër,disa herë në situata të vështira,më është gjendur.

Fshihesha gjithmonë pas tij ,kur lotët nevrikoseshin e nuk donin t,rrinin,brenda meje të ngujuar.

Dua te them ,se shpeshherë e bëja këtë gjë në shi,

që dhimbjen e lotët,t’mos mi dallonte e kuptonte njeri.

Në rrugën time, shpesh hasa dhe të tjerë njerëz me fytyrë e zemër të coptuar,

u mundova ti jap këshilla e forcë nga e imja, që në disa raste, me zor më mjaftonte për vete.

Këtë e përdorja si moment force, ngushëllohesha e merja zemër se do ja dal edhe pse herë herë me siklete.

Pranvera për mua,pothuajse nuk vinte fare, ose vinte shumë rrallë.

Por mund të them se edhe kështu, kënaqesha e shijoja dhe prisja me dëshirë në dritare aromën e saj.

Shpesh nën shoqërin e yjeve e të hënës, disa herë dola të luaja e të kapja xixëllonja,që me thën të drejtën,aq shumë i doja.

E sot të gjitha këto ,rri e i kujtoj me dhimbje, përzier me mall.

Urim Mezini Torino Itali