Dhimitër Nica:Kur Zoti bën mrekullira


Dhimitër Nica

Kur Zoti bën mrekullira

Të dashur miq…Pas gjithë këtyre ikjeve e dhimbjeve që ndjejmë për miqtë tanë poetë, sot dua t u jap një lajm të mirë…Dëshiroj të thyej e të shuaj agoninë e shumë e shumë miqëve të mi poetë, por jo vetëm( pasi më shkruajnë herë pas here në mesenxher- mesazhe) për poeten lirike Rakela Zoga …Është hera e parë, pas katër muajve që sot fola në telefon me Rakelën…I rashë numrit të shtëpisë dhe nga matanë receptorit ndjeva dhe dallova zërin e Kelës… Më kishte marë malli …Edhe atë…E ndjeva se donte të fliste shumë, por unë e falenderava atë dhe Zotin që pas katër muajsh e solli sërish midis nesh…
” Dua edhe një muaj të vijë plotësisht në vete, më tha…”
– Të presim, i thashë edhe një muaj, edhe dy, të pritëm plotë katër muaj,do të presim edhe një tjetër…
– Më mer shpesh në telefon, më tha, ti Miranda( ime shoqe) se më shplodhni…
– Po, po…, i thashë dhe falenderova Zotin, që pas katër muajsh torturash, vuajtjesh e dhimbjesh në spital, sot Kela është dhe ndjehet mirë…Këtë e dallova nga zëri i saj i pastër …
Kështu ndodh kur ke dëshirë të madhe për të jetuar, kur ke një familje të bukur për të jetuar dhe kur ke përreth miq e shokë të mirë që bëjnë gjithshka që t’i të ndjehesh mirë e të rikthehesh sa më shpejt në gjirin tyre! 

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *