Dhimiter Nica:Më ka lodhur kjo botë e ngatërruar


MË KA LODHUR KJO BOTË E NGATËRRUAR

Aty ku cicërijnë zogjtë e dallëndyshes,

jo vetëm nëpër brigje e në korije,

aty ku macja luan me gjalmin e gjyshes

dhe kur tufat shplodhen nëpër rrëza e hije.

Aty ku merr këngën vet bregu i lumit,

aty ku fëmijët zhyten e notojnë,

aty ku një dallëndyshe puth shkarazi pëllumbin

e fshihet nga njerëzit se e përgojojnë.

Aty ku ka ajër të pastër,thellë nëpër fshatra,

sa thith e thith e s’ngopesh dot,

aty ku ndizen frutat e gruri lëshon pendë të arta

dhe bjeshkët na dhurojnë veç ujë të ftohtë.

Aty dua të jem 100 jetë rresht, për çdo vit,për çdo mot,

larg nga grataçielat,autostradat, nga zhurmat e porteve…

Jam rrekur me llustrat që mban nëpër skuta kjo botë,

dua vetëm këngën e ëmbël dhe tingujt e zogjëve !

About Post Author