Dhimiter Nica:Rikthimi


Dhimiter Nica

Pas kaq vitesh, ti më erdhe,

trageti hodhi spirancën në port,

unë sytë i kisha me një gri mjegulle,

sytë kishin shenja, me të thara lot…

Po zbret si një sirenë shkallët,

krahët i hap drejt gjoksit tim,

mua m’ u thanë pa kuptuar fjalët,

buzët m’ u thanë, sytë më ngrin…

Të shkuarat i shkelëm me këmbë,

diku…, i mbyllëm prangosur…

Çdo natë i vetmuar e ngre zënë,

tani zemra hidhet si një zok i plagosur.

Ti je sorkadhja ime e parë,

pa ty jeta nuk mund të ket’ kuptim,

sa herë me lot fytyrën kam larë

aq herë trupi yt, më vjen si vegim.

Një fllad të ngrohtë na dërguan malet,

muzgu po na gostit me dritë e me lot,

filluan vallen ullinjtë me portokallet,

mes tyre edhe ne, me zemrat plot…!

©Dhimnica, Selanik.

About Post Author