Dhjamëra mbi mermer shkëndija përmallimi-Nga Selman Mëziu


                Meditim

 A mjafton një ngacmim i jashtëm?  Për çfar?  Që të zgjohen kujtimet. Që të gërmosh në të kaluarën? Që të parashikosh tmerrin?  Që të zbardhësh të vërtetën e planeve ogurzeza. Që fshatari muhurak i syrgjinosur këtu e atje të zgjohet nga andrra e gomarit me ujkun. Që ne të gjithë të grishim njëri tjetrin për të zbuluar pasuritë nën e mbi toksore, nën e mbi kujtesën e traditën mijëra vjeçare. Që te zbulojm nën dheun e gurët e lëshuar mbi grykën e shpellës Zgjorgj të rishikojm stalktidet e stalaknidet e folene e sopatës pre guri e eshtrave të një gruaje në qerthullën e mijëra vjeçarëve.
   Hyra i lirshëm nga  dera që u hap vetë vetiu. Eh, po, jetojm në kohën kur shkenca po ngjitet në majat e saja për t’a kthyer njeriun në robot pa ndjenja, shkëlqim moral... E pranishme kudo, kjo tashmë dihet e kuptohet që në vogëli. Ndërsa mua fshatarin e dhimbshëm mergimtar dhjetra vjeçar, më ngacmoi diçka tjetër. Kollona, faqe muresh, rrypa dyshemeje  të një sipërfaqeje prej 68 mijë metro katërore  veshur me memrerin e tokes time, të Muhurit.  Ato sikur më thonin: ‘’Jemi pjesë e shkëmbinjëve tuaj, kemi emigruar edhe ne. Jemi faqosur këtu për tiu ndjellur  kënaqësi blerësve të racave të ndryshme.,, Nuk u befasova. I kisha parë që më 29 Maji 1997 kur u përurua kjo ndërtesa tregëtare gjiganteske moderne. Edhe atëhere ndjeva përkdheljen e tokës time. Ndjeva emocione e shatravane krenarie e shoqërimin  e ngrohtë kudo kur i vizitova koridoreve, dyqaneve kateve të ndryshme etj. E përgjatë 27 vjetëve e kam shikuar me mall lot e dhimbshuri herë pas here. E mendja vërtitesh në sferat e kohës së hardallosur e cila ka varrosur gjithëçka në vend fillesën e saj. Jo vetëm pamja e kuqëluar me damarët e bardhë e copra si të dhjamosura në sipërfaqe të vendosura të rastësishme e me shtrirje formë shumta të ndritshme si xham  xais. Ato shkëlqenin si pasqyra duke më trullosur mendjen nga mrekullia. Fantazia e brengosur vërtitet e rrokulliset në orteqet e kohë ku shqiptari vdiç me veprime torturonjëse gjithëçka ku punonte vetë, kishte ndërtuar vetë e ushqente vetë veten. Gjithashtu duke më tretur kujtimet diku larg ne vitin 1964 kur në veshjet pjesshme të jashtme të Pallatit të Kulturës në Tirane shikoja coprat e zvenitura të torturuara të meremrit prodhim I tokës nën rrënjë dushkajore të krahinës time.
 Kuptohet po vlerësoja zgjuarsinë, kapacitetin profesional të arkitektëve italian Adolfo e Fabricio Natalini që projektuan këto 120 mijë metro katërore ndërtesë duke shënuar vendosjen në projekt edhe llojin e mënyrën e  pllakave të mermerit të kuq në brendësi të kësaj ndërtese stërmadhe. Çfarë gjenish në fushën e arkitekturës së ndërtimeve?  Sa që edhe mua që kam parë ato murana masivesh shkembore te vijëzuar në mijëra kanale marteli më duket çudi e madhe që copra e tijë të më  përshëndetin këtu në një kand  të qytetit madhështor të artit, Fireneces. Aty ku pluhuri djersa, zhurma ishin torturat shpirtërore e fizike të dibranëve e muhurakëve minator, mekanik, skalitësve të blloqeve të mermerit, teknik, inxhinier, motorrista, mekanik, vinçier, shofera etj. Këto heronj të kohërave jo shume të largëta kanë gjurmët e dijes, kulturës, punëve plotë sakrefica, mundime, djersë, edhe gjak në këto pllaka bukuri magjepse.  Sigurisht ato bashkëpunuan, kontribuan, pa u njohur me ndërtuesit e arkitektët, inxhinierët e teknikëte ndërtimit, me projektues e zbatues te viteve 1995-1997 ku kjo ndërtese tregetare u ndërtua e hodhi shtat.
  Ndërsa mua veçse më zgjojn dallgëzueshëm mallin përvëlues. Ndaloi para tyre, duke mos u ngopur së vështruari këto pllaka me mozaikët e tyre të bardhë edhe jeshil duke më dhanun krahë fluturimi. Po për ku vallë? Drejt atij masivi gjigand të shkretuar, të braktisur, të humbur. Atyre peisazheve që kullojn dhimbje dhe vetëm dhimbje e shëmtira të skeletit të një dinosauri prehistorik. Megjithate më shtojn orteqe krenarie, më përplasin me tallazet e kohës së shkuar dhe të sotme. Une veç gërmoi në kujtesën plotë hoje mjalti ngjarjesh, figurash, heronjsh, betejash luanësh në tre turrne për të bindur lexuesin se si erdhi mermeri tip Muhuri këtu në Firence.
 Mirëpor më pëlqejn faktet. Dua që lexuesi të më besoi plotësisht. Dua që inxhnieri gjeolog Mustafa Seferi prej një çerek shekulli të na flas, të na shkruaj, të na dëshmoi. Vetëm kështu edhe unë vetë e lexuesi im i dashur të ndjejn tiktaket e zemrekut të atyre kohërave.
  Dhe ja:‘’Në muajin Shkurt të vitit 1968 unë sëbashku me punëtorët Zenel Hida dhe Zija Piku shkuam për specializim prej  tre muajsh, pra deri më  27 Maji 1968.,,  Ky vend ishte  Forte di Marmi (Mermer  forti)  Toskana, Itali,  jo ma shumë se një orë nga qyteti i Firences.  Me një traditë pune në nxjerrjen e meremrit që në kohën e perandorisë romake. Romës në ndërtime të shumta të atyre shekujve shkëlqim, i kanë mbetur kollona e veshje nga ky mermer i bardhë.  E minierat në shpate malesh vazhdojn nnxjerrjen e blloqeve, prerjen e pllakave e shpërndarjen në dhjetra shtete të botës.
E në Minierën e Mermerit Muhur, hyri krahë hapur me plotë lirësi,  punët me pak lodhje e me shumë teknologji.  Traktora, teli elikojdal prerës masivesh shkambore, vinça, me emrin Pelegrini.  Nxjerrja, prerja e blloqeve tre e katër tonshe, hyri në një kohë të re. Në atë të modernizimit. Dhe rezultati :‘’Për 25 vjet janë prodhuar rreth 150 mijë metro kub mermer. Shitja është bërë  në shumë shtete, por kryesisht në Itali.,,(Inxh. M. Seferi, kumt 04.07.2019)
    Lexuesi tanima u hidhërua, u plagëzua moralisht, shpirtërisht. Ai dhe unë dhe punëtor, inxhiniera, teknik etj që janë gjall e kanë derdhur djersën çurg mbi sipërfaqet e blloqeve të mermerit, energjitë fizike e mendore, kanë thithur  pluhurat e bardha të martelave, të gjëmimit e shperthimit të minave, të levizjeve në fronte të ndryshme të makinave të randa e normale. Shuarja e tyre që prej 26 vjetëve. Mbretëron qetësia e të vdekurve. Mjerimi e shkretimi ka mbuluar Muhurin, Luginën e Drinit të Zi, të bekuar e pasuruar nga perëndia e pasuruar nën e mbi tokë. 
Njeriu e politika tradhëtare, anti popull e zhvillim ekonomik të krahinës së Muhurit e Dibranëve vetë, po i merr shpirtin dalënga- dal si prehja e gjall në gojen stërmadhe e dhambë mprehta të korkodilit.  E shumë shikojn vetëm andra e i futin një mene të lehtë. Ndërsa Qeveria Rama 3 po pregatit varrimin për hershëm të ish kësaj miniere ku vetem punëtor punonin 150. Pa llogaritur fitimet që duhet të kishte sot kjo minierë po të punohej e prodhohej. Por ja që ne nuk jemi popull i kulturoar italian, por harbuta shqiptar të etur për shkatërrim e zhdukje të vetë vetes. Une natyurisht u përulem e ulem në gjunj kollonave të mermerit të kuq plotë deje jeshile e dhjamra bardhoshe  duke qarë me lotë për tokën time të mbytur një here e përgjithmonë nën llumin e liqenit Skavica duke humbur pa nam e nishan, me gjithe çka. E përsëri shpresoi që një ditë…..

Firence

Muhuraku S. Meziu