Dhjetor-Kledi Shegani


Kledi Shegani

Dhjetor, i dielltë trokiti e me vjeshtë shumë brenda. Zverdhojnë e bien gjethet, copëza mendimesh marrin me vete e yjeve, gjegjëse shpirti u gjejnë netëve qiejve të ëndrrave.

Stacioni i fundit i vitit mbushur me stinë dashurish, trishtim dëshirash që humbasin muajve dhe diell shpirti që lulnajë emocionesh çel në çdo stinë…

Është dhjetor , fluturimthi koha vizatoi ditët e këtij viti e yjësitë kostelacionet shkruan me fatet tona.

Dhjetor…, retë filluan të flasin dimërueshëm, po dita me ngjyra vjeshte u vesh sërish…

Çuditërisht,edhe stinët trazuar janë si stinë mendimesh e stinë dashurish…