DHOMA E PASQYRAVE…
TREGIM
(KONCEPT FILOZOFIK)
Ai ndodhej aty,një vend paksa i çuditshëm,por i njohur.Gjithmonë e dinte atë vend,ose të paktën ishte pikërisht ajo dhomë ku ulej në ëndër apo në realitet.Papritur u gjend në rrugë të madhe.Trupi filloi ti deformohej,zëri po i trashej.Në një moment pështyma iu zu në grykë,a thua se diçka po i zinte frymën,kordat e zërit po i fikeshin dhe në ato çaste vetja iu duk i mbaruar.Gjithmonë po e linin pas dore,dyert ia përplasin në fytyrë pa kurfarë mëshire.Ishte kthyer në një mjeran..pa lek në xhep.Flinte ku t’a gjente nata.Njerzit kalonin afër tij,e shtynin, e pështynin..A thua ai nuk ishte si ata.Papritur afër tij u afrua një njeri i veshur shik por me pamje monstre.Trupi i përngjante njeriut, kurse fytyrën i’a rrethonte një egërsi.Sytë e shqyer dhe nofulla e dalë të ngjallte krupë.Për çudi njerzit i përkuleshin sikur ai të ishte një perëndi.Ndjeu dorën e tij të ftohtë ,zërin e akullt që i fliste.Ky çelës është fati jot.Provoje luksin tënd shtoi ai duke nxjerrë dhëmbët e tij si cakall.Ai rrëmbeu çelësin dhe hapi portën pa menduar gjatë.Njeriu-mostër i foli përsëri:këto janë pasqyrat ku ti do zgjedhësh vetëm një.Në pasqyrën e parë pa veten të hijshëm me plot pasuri,por duhet të vriste njerëz që t’a gëzonte këtë madhështi.U largua me tmerr- ai nuk ishte vrasës .Kur u pa te pasqyra e dyta kishte të hante e të pinte,të jetonte pa kokëçarje.Vetëm se duhet të ishte një lëpirës i këpucëve të zotërinjve,të ulte kurizin që ata të ecnin mbi trupin e tij.Jo -nuk do të donte të ishte një zvaranik.Pasqyra e tretë e bënte shumë të pasur,por duhej të vidhte,të rrëmbente njerëz.Kjo ishte e tmershme..si mund të ndodhte një gjë e tillë.Në pasqyrën e fundit ai mund të ishte i lumtur,me ëndra që nuk mbaronin kurrë,por do të ishte gjithmonë i varfër,disi jashtë “Mode “,me pak mundësira në jetë.Do të punonte gjithë jetën,por asnjëherë s’do të ishte një pasanik.Vetëm se natën do të flinte i qetë ama,që mëngjezi t’a zgjonte me ëndra.I humbur në mendime u tremb nga zëri i njeriut-mostër.Kë do zgjedhësh ndershmërinë dhe ëndrat apo i pasur me shumë vese.I mbytur në djersë ai heshti,zëra të shumtë i flisnin,vrapoi me vrap që të mund të shpëtonte nga zgjedhja.Tani nuk ishte më ai,por shumë njerëz ,bisha,monstra brenda vetes që i luteshin,i rrëmbenin shpirtin,i merrnin peng zemrën,që nesër t i’a shkulnin pa kurfarë mëshire.U mundua të çlirohej ,të luftonte derisa frymën të çlironte….Papritur ndjeu Mornica në trup..bulëza djersë të ftohta i rridhnin nga balli në fytyrën e skuqur.Liroi batanijen ,carcafi ishte mbledhur shuk mbas qafës dhe po i merrte frymën.U zgjua-kishte qënë në ëndër.U ngrit me të shpejt dhe i hodhi një grusht ujë fytyrës si të çlirohej sadopak nga ëndra pështjelluese.Tek krihej në pasqyrë..mendoi.DUHET TË ZGJIDHTE ….