“Dhurata, speciale!…”
N’agjensinë e funeraleve,
E çuditur flet punonjësja:
– Ç’dëshironi, zonjë e dashur?!…
– Do më bësh, një arkivol,
Si, kuti… bizhuterishë?…
Se, më duhet, si simbol…
Me një fjongo… dhe mbishkrimin…
E hutuar, pyet punonjësja:
– E çuditshme, kjo më duket!…
Po… ju lutëm!… Më sqaroni!…
Arkivol!… kuti!… ç’iu duhet?!…
Zonja, nuk e torri gjatë…
Ia tha troç, pa sterhollime:
– Dua që t’ia bëj, “dhuratë,”
“Fort të shtrejtës,” vjehrrës sime!…
(arkivol…)
***
(Ndue Z. Ruçi.)