Dialog i ashpër me dimrin!Eduart Veli


Që dje me dimrin u grinda keq..

E shava ,nga fis edhe nga  farë..

Ik,nga ky planet e vafsh në dreq.!

Ai u zemërua,ishte gati në të qarë !

Çfarë kam bërë,që më shan mik?

Do qeveris dhe unë,për tre muaj..!

Lotët i rridhnin rrëke nën qerpik..

Përse s’më doni,unë s’jam i huaj !

Dimër i thashë, ik larg nga Toka..

Qëndro,ore mik në tjetër Planet ..

Bëhu mik me Balena e me Foka…

Ti je i shëmtuar edhe në portret !

Të lutem, mos më shaj në portret..

Shih sa bukur janë malet me borë?

Dimri është stina më e bukur poet.

Tablove u ,qeshte me penel në dorë!

Ik i thashë,ti ke veç borë, shi dhe erë ..

Ke ngrica,furtuna, ke veçse rrebeshe..

Gumëzhin si zgjua bletësh në pranverë 

Gjithë njerëzit derdhen nëpër sheshe.!

Po,unë hedh shi,malet i mbulon bora..

Akuj,shtrëngata,furtunë e shumë erë..

Princi mjekërbardhë,princeshë Aurora 

Por bisqet do çelin prapë në Pranverë!

Pa dimër,ska ringjallje,mi dëgjo ca fjalë.

S’do të kishte pyje,burimet do shteronin.

Pa dimër,krejt ky planet,do fikej ngadalë..

Dashuritë as  perënditë,s’do ti shëronin !

Sot,bëra fjalë me Dimrin,se erdhi me erë .

Veçse Dimri,qetësisht,më dha një mësim

Pa dimër,s’mund të ketë kurrë..,Pranverë.

Më fal i thashë ..ai,më dha një përqafim !