Dialog me dallandyshen
Dallandyshe, moj ku vete?
Kur hap krahët nëpër dete?
Merrmë mua nëpër brigje
Bëmë zog të fluturoj
Bëmë zog me krahë të fortë.
Të çaj retë edhe stuhinë
Të heq mjegullën në brinjë
Të më dehë lartësia
Të më marrë lumturia
Bëmë zog me krahë zgalemi,
Jepmë, jepmë, vrull levendi.
Nëpër gurra, nëpër maja
Do të bëhem si ujëvara
T’më gëzojë jehonë e Jonit
Të më japë bekimin zoti
Bëmë flutur në lëndinë
Të gëzoj në Kuç me lisa e trëndelinë
Merr një degë ulli prej Vlore
Do ta mbjell në shtigje bote
Ku gjethon bari në gurë.
Ku këndojnë zogjtë në drurë
Ku limonat i zverdh malli.
Ku nga kënga jehon mali.
