O moj hënëz hënëz-o
e kësaj nate nëntori
pse më rri mërzitur-o
Hënëz-o fytyrëzbehur,
thuam pse më rri mënjanë,
nëpër rrugë duke më ndjekur,
herë më fshihesh,herë përballë.
Me të tillë pamje zbehtësie,
s’të kam parë ndonjëherë,
veç me nur paqësie,
si një nuse shend e verë.
Udhëtoj ti më ndjek pas,
herë më sheh herë të shoh,
më vret syrin,më shpon zemrën,
me këtë pamje,s’po të njoh.
Je ti hënëza e përjetshme,
apo ndoshta ke ndryshuar?!
Mos je hënëz gënjeshtare,
netët na i ke shëmtuar?!
Ndoshta një hënëz shtinjake,
vendin tënd të ka zënë,
na zymtëson netët e dimrit,
thuamë,ku je moj hënë?!
