Dialog me veten-Nexhat Nallbati 


Një dialog me mendjen time pata,

Dil i thashë asaj mos rri më në pranga,

Dua të më thuash,si të është dukur jeta !

trego të vërtetën, pa gënjeshtra.

E di që je lodhur, ke bërë shumë punë,

Me to më ke bërë nder, ndaj krenohem unë,

Por e ke menduar të pendohesh njëherë !

Për gabimet që në jetën tënde ke bërë !

Më folë hapur dhe diçka më trego,

Folë pa dorashka , shpirtin ma qetëso,

Mos rri kokë ulur, por ngrije atë lart,

Folë si njeri i pjekur dhe jo përçart.

Unë shkoja poshtë,kur të tjerët ngjiteshin lart,

Ti o mëndja ime, pse silleshe vërdall,?

Nuk më ndihmove kur unë nevojë kisha,

Tani s’kam kohë, të ndreq gabimet e mia.