DIÇKA PO NDODHË
Ç’janë këta zëra që vijnë nga mali,
mbylli veshët prap i dëgjoj
Zërat vijnë nga nëntoka
Mos vall është gjaku i dëshmorëve
që po shkelet njësoj e kudo,
Kemi lën atdheun pas dore
Apo amaneti i të parëve na mallkon.
Sot pëllumbat qajnë me mall
mos po ndodhë diçka e paparë
Po rrëshket dheu nga mali
Lisat me kuror po e ndalin.
Mali plak me kuror mbretërore
edhe mali me plis të bardhë
Janë bërë bashkë diçka po thon
Atdheu duhet bashkuar as nuk shitet e as nuk falet!
A dëgjoni vllazërit e mi
Në Kosovë e në Shqipëri
Një nënë juve ju dha gji
Mos t’ju mashtrojnë armiqët në veri!!!
7 gusht 2023
Republika e Kosovës
Besa Januzi-Rexhepi
