Kledi Shegani

Ëndrrash takohem me ty e ditëve më humbet mendimesh. Dëshirash çmendurisht shfaqesh e heshturazi gjethet e fundit të vjeshtës më ngatërrohen me gjethnajën e zbehtë të syve të tu.
Nuk ka stinë që nuk e do pranverën, diellin që qiejve të ëndrrës vizaton dëshirash dashurinë e ndjen pulsimin e saj në çdo detaj.
Stinë dashurish takuar me diell zemrash. Ylber emocionesh që nuk i druhen shiut vjeshtak e diellin presin me padurim…
I zbehtë me sa duket është vetëm kujtimi yt, shtigjeve të zbrazura të shpirtit tim… takuar ëndrrash e mpleksur refrene dashurish…