Dielli iku matanë
Atje larg diku në perëndim
Dikur vonë dielli perëndoi…
Me vete mori shpirtin tim
E m’la n’heshtje të meditoj
Sa shumë e doja sot diellin
Të qëndronte në këto çaste
retë e dendura veshën qiellin
Iku dielli hijerënd mbi male
Unë pa diell nuk e dua jetën
Sepse as lulet s’do tê çelin
Të mangut e ndiej dhe vetën
Kur afër nuk e kam diellin…!
Sonte në heshtje po kaloj natën
E n’mëngjes pres të shfaqet dielli
Për shumë gjëra e mbajta fjalēn…
qēndisur bukur me ngjyra ylberi.
Zymer H.Haliti
