Dielli im-Jashar H Selmanaj


1.

Ah, hija iku e zbardhi dita

Në mës të rruges tretëm

Errësirë pa zbardhur drita

Eh në mës të zjarrit mbetëm.

2.

Koha e vjetër u kthye prapa

Shqipja ku më u mbeshtetë

Ne lojën e humbëm në hapa

Ah, s’kemi asnji ditë të qetë…

3.

Dielli im lind dhe shkelqen

Rrëmuje e egër në përëndim

Katrahur askujt nuk i pëlqen

Pa rrjedh gjaku nuk ka pëndim.

4.

Në ëndërr më trazojnë zuzaret

Ah, se shkel askush votrën time

S’ mundëm më i duruar barbaret

Varr i hapur është e mbetët toka ime..