Dielli në perëndim-Floreta Malaj


Dijelli nis një rrugëtim ‘

Rrezet ngrohin gjithësinë

Retë jajkatare mundohen ta pengojnë’

Po dritën e tij dotë se ndalojnë.

☀️Mëngjezeve mjergulla lëndina mbuluar !

Fustan nusje hedh përmbi mal

Natyrën gjithë ka freskuar

Ujit dhe bimët i mban gjallë.

☀️Pemët e larta lastarë lëshuar

Me rrezet e para ato bizetojnë

Gumëzhijnë plot zhurma zogjësh

Foletë e tyre aty i ndërtojnë.

☀️E bukur kjo mbrëmje në këtë ditë Qershori

Deti mer bukuri nga perëndimi i diellit ‘

Dallgë dhe valë hedhur bregut

Shikon pulëbardhat në fluturim.

☀️ Duke soditur këtë perëndim

Përmbi mal dielli po fshihet

Do presë ditën që nesër të gdhihet

Më i bukur më i ngrohtë do të kthehet.