Dielli nuk zihet me shoshë-Kasam Shaqirvela


Sa herë që ti, të vërtetën thoje

Dhe prej goje fjalën e lirë lëshoje

Të mbështetur gjithmonë në fakte

Pas shpine të luhej drama në tri akte.

Ngaqë shfaqej një pjellë e pështirë

Faktet e tua shkëlqyese…

Zemra ia donte për të t’i nxirë,

Thuhet se, “Dielli nuk zihet me shoshë”

Sikurse e vërteta që sheshit del

Duhet të piqet kjo pjellë, të rritet në moshë

Mbase do t’i mbushet dhe ajo kokë bosh!

Por ti vazhdo e puno si do zoti

Shkruaj e mos fol, ec në heshtje

Ngjitu 101 shkallëve të kullës sate

Mos humb kohë për gjëra koti

Tek ata sërish do të zgjosh kureshtje

Llavë ujqish do të ndjekë nga pas…

Ngjeshu për atë të radhës ndeshje!

Ty të shquan argumenti dhe jo loti.

© Kas Vela

*

Pason

Mozaiku i kopertinave prej 101 librave të “Opusit Krijues” të autorit