Dielli perandor!!


TEUTA GJATA

Dëgjoj zhurmat e qepenave te ngrihen

nata e trembur tërhiqet e pa shprese

merë me vete edhe vezullimin e yjeve

dielli mbretëron ne ditën e re.

Dëgjoj dyert te çelen

krap e krup çelësi ne to këndon

ndjek me sy  njerëzit qe nxitojnë

dikush përshëndet vrapuar -“miremengjes”

bukuria e mëngjesit joshës me entuziazmon.

Me merë melankolia për te shkuarën 

ne dritare vetëm unë qëndroj

çdo mëngjes dilja nxituar prej shtëpisë

si te tjerët dielli ishte imi perandor.

Dhe pres, dhe pres zilen e telefonit

një zë nga larg qetësinë te prish.

do te hidhem gezushem nga dritarja

dita me diellin perandor,edhe për mua te nis.

About Post Author