Diferencë-Donike Rrethej


Donike Rrethej

T’kam thanë njerëzit si unë jan t’çuditshëm e kaq ,

jan njerëz t’nji tjetër lloj ,

jan pak t’çmendun ,t’lirë e t’sinqert pa masë,

( nji ditë t’kam thanë ,s’jena njësoj ).

T’kam pyetë : sa vlen koha për ty ?!

e se shpirtin kanjiher djallit ja ke dhanë ?!

se a e ke frigë vdekjen e zemrës pa dasht ?!

( ti m’the ,zemrën e kam hedhë matanë ).

Unë t’veta thjesht dojsha me e ditë …

( se ti e unë jena t’njanit lloj )?!

Njerëzit si unë jan t’çuditshëm e kaq,

Unë e Ti nuk jena njësoj.

Ku asht diferenca m’the mes nesh dy ?!

Unë jam shpirt i lirë e ky ?! Nuk je ti.