Valbona Kolaveri
Kish vdekur ai
Më i madhi i më të mëdhenjve,
Hija e zotit
Mbi një tokë të vogēl,
Ku madhështia e tij
I trembte të gjithë
Edhe i vdekur,
Klithte nën britma njerëzish,
Nga terri,
E përcillte frikë
Nën pyetje tē pathëna,
Si edhe nën alivanosjen
Nēn vàj ,
Edhe udhët tuŕfullonin të dinin
Nën dilemat ,
Çdo të ndodhte pas kësaj?
Dilema të mijra
Kokëulurve të pashpresë,
Që shkonin e vinin,
Që vinin e shkonin,
Për ti bërë respektin e duhur
Për ti dhënë lamtumirën e fundit
Zizë së tyre të përjetshme
Gjer atëherë,
Por për ta ajo ditë,
U dukej
Se qe fundi i një fundi
E në fakt
Qe i atij,
Dritës së përjetshme
Që kish vënë veton
E përjetësisë,
Mbi gjymtosje të përgjumura
Që në ato çaste,
Vetëm luteshin,
Pa marrë asnjë përgjigje
Në këmbim
Po ai kish zënë rrënjë
Në tyret mëndje,
E ish ulur gjunjazi këmbëkryq
Edhe në trishtimin e një fëmijë,
Që përhumbur
Shihte çfarë ndodhte
Rrotull saj,
E ulur nën një tavolinë
I’a sfumoi dëshirat asaj
Me tenin e zi të vdekjes,
Ku prihej në mes
E drejta e festës,
Ku me zë të mekur
Ajo porosoti e trembur,
Kekun e ditēlindjes
Zia spat sosur
E gojët qenë mpirë,
Asgjë nuk kish më rëndësi
Pas kësaj,
As dhe dëshira e saj
Por ajo sdonte të dinte
Çi kish ndodhur diktatorit,
Fundja ç’të dinte,
Mbuluar nga duhma e prezencës së tij
Pyeti shpengueshëm,
Në mos kek,
A mundem të paktën të kem
Sultiashin tim?
Përgjigje s’mori,
Por ,
Më pas ,
Kuptoi se në atë kohë shterpë mërzie,
Dëshira e një fëmije,
Kish qenë
Një kërkesë shumë e madhe
Pa takt .