Diktatori-Valbona Kolaveri


DIKTATORI

Nuk më bezdiste

Rehatia moskokëçarëse e tij,

As fjalët, e romuzet gjithë mllef

gjithë kohës pështynte

Nuk më bezdiste

As zëri i ngritur

Vetprangosës në shpirt

Por më së shumti

Me cingriste

Cinizmi,

Ftohtësia e shikimeve

Përsëritëse

Baraz me përbuzjet,

Përulëse,

Sfilitëse,

Të një diktatori

Që ulëriste,

E tallej sa mundej,

Hirarkisë së tij

Të ulët,

Më e pakta që i mbet

Prej burrërisë.

V.Kolaveri