—————–
Diku kam lexuar,nuk e mbaj mend mirë
mijra e mijra,shumë vite më parë
fëmijën që sapo e lindërte Nëna
e lindërte duke qeshur,jo duke qarë.
Por kur kjo botë,filloj të shthurej
njerzit nëpër botë,u bënë zullumqarë
edhe sot në këtë kohë,që ne jetojmë
fëmija kur lind,ai lind duke qarë.
Dhe kjo është shumë domethënse
nuk është kjo një rrëfenjë e kotë
kjo rrëfenjë është shumë e vërtetë
njeriu bëhet pishman,që vjen në këtë botë.
